Kosova ka triumfuar ndaj Lituanisë në një ndeshje të vlefshme për National League, duke shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1.
Golin e parë për Kosovën e realizoi Edon Zhegrova, ndërsa Ermal Krasniqi vulosi fitoren me golin e dytë.
Me këtë fitore, Kosova e sheh vetën në vendin e dytë me gjashtë pike, kurse Lituania mbetet e fundit me 0 sosh.
Ndeshja e radhës për Kosovën do të zhvillohet kundër Qipros të martën mbrëma në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.