Mesfushori i FC Dritës, Albert Dabiqaj, ka folur me optimizëm në prag të derbit të madh ndaj SC Gjilanit, duke theksuar rëndësinë emocionale që ka kjo përballje për skuadrën dhe tifozët.
Dabiqaj u shpreh se do të ishte një ndjenjë e veçantë që suksesi i ekipit të festohej pikërisht ndaj rivalit lokal.
“Kënaqësi e madhe ta festojmë titullin kundër rivalit lokal. Shpresoj gjithashtu edhe të fitojmë”, deklaroi Dabiqaj.
Ai potencoi se ekipi është i përgatitur maksimalisht për sfidën dhe se futbollistët janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka derbi për qytetin dhe tifozët bardhekaltër.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit pritet të sjellë emocione të mëdha dhe atmosferë spektakolare në tribuna.

