Radio Star ka raportuar para pak çastesh për një aksident të rëndë në fshatin Shillovë, ku për fat të keq ka ndërruar jetë një person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se një 33-vjeçar ka humbur jetën nga plagët e marra në aksident.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë të ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente, viktima ka ndërruar jetë rreth orës 07:38. Ndërkohë, drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer janë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve në vendin e ngjarjes.