Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete.
Sot, ai ishte në Rahovec e në Krushë të Madhe ku tha se u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët.
“Nga qytetarë të përkushtuar dhe të ndershëm të kësaj ane. Besimi i tyre i vazhdueshëm ndaj vizionit tonë për një Kosovë të zhvilluar është frymëzim për rrugën që kemi përpara”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë.
“Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë”, tha ai.
“Kjo shpresë, dhe mbështetja që po e ndjejmë, janë shenja të qarta se momenti për ndryshim është afër. Me këtë energji, dhe me përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam”, tha në fund kreu i LDK-së.