Futbollisti Erjon Morina po përballet me një sfidë të madhe për jetën, pasi pësoi një atak në zemër gjatë një seance stërvitore me klubin e Vushtrrisë. Lajmi për gjendjen e tij ka prekur thellë komunitetin futbollistik, duke përfshirë edhe dy ekipet gjilanase, FC Drita dhe SC Gjilani.
22-vjeçari ëhstë në gjendje kritike për jetën, teksa momentalisht trajtimi i tij po bëhet në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Përmes postimeve në Facebook, FC Drita dhe SC Gjilani kanë shprehur lutjet dhe mbështetjen e tyre për shërimin e shpejtë të Erjon Morinës, duke shpresuar që ai të kthehet sa më parë në fushat e blerta. Të dy klubet kanë treguar gatishmërinë e tyre për të qëndruar pranë familjes, klubit të Vushtrrisë dhe futbollistit, në këtë periudhë të vështirë.
Mesazhet e tyre shprehin solidaritet dhe mbështetje për rikthimin e Erjon Morinës, duke dëshiruar që së shpejti të festojnë së bashku në fushë, si një komunitet i bashkuar rreth dashurisë për futbollin dhe shëndetin e çdo sportisti.