Skuadra e Gjilanit pësoi një humbje të dytë, këtë herë në fushën e vet, nga ekipi i Dukagjinit. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Dukagjinit, duke e zhgënjyer skuadrën dhe tifozët e Gjilanit.
Kjo është hera e dytë që skuadra e Dukagjinit, e mposht Gjilanin, në këtë kampionat.
Gjilani, nën drejtimin e trajnerit Nuhiu, bëri përpjekje të mëdha për të barazuar rezultatin pas disavantazhit, por përpjekjet e tyre ishte e kot.
Kjo disfatë i kushton rëndë Gjilanit, i cili, pas një periudhe me rezultate të mira, tani gjendet në një situatë të vështirë. Me vetëm 13 pikë në renditje, skuadra ka rënë në zonën e rrezikshme.