Sot është hedhur shorti për gjyqtarët që do të referojnë ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
Përballja mes Gjilanit dhe Suharekës, që do të zhvillohet të shtunën, do të gjykohet nga Alban Shala, i cili është caktuar si kryesor. Ai do të ketë përkrah ndihmësit e tij, Fatmir Sekiraqa dhe Faton Jakupi.
Ndeshja do të fillojë në orën 13:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan./radiostar/