Avdil Ibishi, i njohur si një punëtor i palodhur dhe person me nevoja të veçanta që kujdeset për ambientin në qytetin e Gjilanit, është përballur sot me një situatë serioze që kërcënon jetën dhe sigurinë e tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ibishi ka ndarë shqetësimin e tij për sulmet e vazhdueshme nga qentë endacakë, të cilat e kanë detyruar atë të mbajë petarda për vetëmbrojtje.
Pavarësisht kësaj, ai është denoncuar në Polici për veprimet e tij mbrojtëse, ndërsa po kryente detyrat e tij në Parkun e Qytetit.
Në postimin e tij, Ibishi ka bërë thirrje të qartë drejt kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, që të ndërhyjë me masa urgjente për zgjidhjen e problemit, pasi ai po shqyrton ndërprerjen e punës për shkak të këtyre sulmeve të rrezikshme.