Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas deklaratës të sekretares së përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku se PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj saj.
Kryeziu ka thënë se Çitaku dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial, ndërsa sipas ajo tani del kinse të demantojë atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën.
“Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku. Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Çitaku, të premten në një konferencë për media, njoftoi se lidhur me akuzat e deputetes Kryeziu se zyrtarët e PDK-së, Bernard Nikaj dhe ish zyrtari i PDk-së, Petrit Selimi kanë ndikuar në mos heqjen e sanksioneve nga BE-ja, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj saj./teve1.info/