Janë bërë të ditur çiftet e Kupës së Kosovës, dhe nesër pritet të zhvillohet ndeshja mes Rahovecit dhe Dritës.
Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Rrezart Hasanaj, dhe do të luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Takimi nis në ora 12:00, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të sigurojnë një vend në fazën e radhës së këtij kompeticioni.