Deputetja e Britanisë së Madhe Alicia Kearns, ka kërkuar që Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit.
Kearns ka thënë se sulmi terrorist Ibër Lepenc ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve.
”Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla”, shkroi ajo në X.