Së fundmi janë publikuar vlerat e klubeve dhe lojtarëve që janë aktivë në futbollin kosovar.
Skuadrat kosovare kanë përmirësuar ndjeshëm cilësitë e tyre, duke treguar performanca fantastike në arenën ndërkombëtare.
Ndërkohë, janë bërë publike edhe vlerat e dy ekipeve gjilanase. FC Drita vazhdon të kryesojë me vlerën më të lartë të lojtarëve, që arrin në shumën totale prej 5.26 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, SC Gjilani vlerësohet me një total prej 3.87 milionë eurosh. Vlen të theksohet se këtë vit të dyja skuadrat kanë pësuar një rritje të dukshme në vlerë, falë afrimit të lojtarëve cilësorë./radiostar/