Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink.
“Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”, duke etiketuar kompanisë Starlink dhe inovatorin Elon Musk.
Ndryshe inovatori Elon Musk, në pronësi të së cilit është edhe kompania Starlink, ka njoftuar se tashmë shërbimet e internetit që ofron kompania e tij janë të disponueshme edhe në Kosovë.