Fushata e Albin Kurtit për mandatin 3
1. Batuta e anekdota në çdo tubim elektoral.
2. Slogane për brezin e ri 500k, se brezi i moshuar e kupton 500 mijë, ama për të tingëlluar në trend global teknologjik e mediatik, slogani targeton brezin e ri “in”;
3. Sulme ndaj prokurorëve.
4. Sulme ndaj gazetarëve.
5. Sulme ndaj analistëve politikë.
6. Sulme ndaj partive rivale politike.
Pse kjo lloj fushate?
1. Kur ka pasur dy mandate, është provuar. Nuk mund të thotë lehtë premtime të reja, pasi të vjetrat nuk i ka realizuar shumicën.
2. Ka pasur mandatin e dytë me partnerë minimalë, mbi 50 për qind, “Krejt dhe drejt”.
3. E ka pasur presidencën, legjislativin dhe ekzekutivin, plus disa medie që hapur e kanë mbështetur. I ka pasur të gjitha dhe ka dështuar në shumë fusha, përjashtuar disa suksese afatshkurtra në Veri e politika sociale, si shtesat e mirëseardhura për fëmijë.
4. Nuk e ka lehtë të rendisë arritjet e mandatit të plotë.
5. Nuk i kanë organizuar protesta dhe as nuk e kanë gjuajtur me vezë opozitarët, duke qenë krejt i lirë e pa trysni.
6. Strategji për të ikur në terrene ku ka edhe pakënaqësi të opinionit publik. P.sh., nuk ka profesionist që beson se krejt mediet e prokurorët janë të përgjegjshëm e profesionalë. Me përgjithësime, krijon duartrokitje në çdo audiencë.
Çka duhet me i thënë Kurtit?
1. Trego çka ke arritur.
2. Trego çfarë do të bësh në 4 vjetët që po vijnë nëse e merr besimin e qytetarëve.
3. Trego sfidat e qeverisjes, jo pandemia, jo inflacioni global.
4. Trego se kur je në pushtet, nuk je i vetëm, por marrin pjesë edhe akterë rajonalë e ndërkombëtarë, s’ka sovranitet absolut në rendin global pas Luftës së Dytë Botërore e rënies së Murit të Berlinit.
5. Trego se drejton një shtet që është i dobët financiarisht e diplomatikisht.
6. Trego edhe për dështimet e mëdha, pranoji ato, trego që nuk do t’i përsëritësh gabimet e mëdha.