Kandidati për deputet me numër 83 në listën e PDK-së, Selver Xhelili, ka ndarë emocionet e tij gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.
Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Xhelili takoi bashkëpunëtorë të afërt të presidentit amerikan, duke i dorëzuar dy libra të autorit Nusret Pllana, që dokumentojnë sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar në përpjekjet për çlirim dhe liri.
Ai po ashtu përcolli mesazhin për lirimin e udhëheqësve të UÇK-së, të cilët mbahen në Hagë, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi ndaj Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyrën më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi serb. Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës.