Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në kuadër të zhvillimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se msat përfshijnë zyrtarë të niveleve të ndryshme të strukturës policore në rajonin e Pejës, përfshirë drejtorin rajonal, Agron Hasanaj komandantin e Stacionit Policor në Pej dhe shefat e hetimeve dhe hetueso Faruk Muqolli.
Suspendimet lidhen me trajtimin e raportimeve të Arlinda Zekajt nga institucionet policore, para se ajo të vritej më 25 tetor.
Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila e kishte trajtuar rastin e Arlinda Zekajt dhe ishte koordinatore për rastet e dhunës në familje. Për të dyja janë iniciuar procedura disiplinore.
Në vend të Vuçetajt, ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj.










