Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Selver Xhelili, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, me ftesë nga familja e tij.
Xhelili është lutur që edhe Kosova ta ketë fatin e njëjtë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, sikurse Amerika.
Ai ka thënë se SHBA është vëllai i madh i Kosovës, garantuesi i pavarësisë, integritetit, sovranitetit dhe të ardhmes së Kosovës.
“Sot është një ditë e madhe për amerikanët dhe gjithë botën, e veçmas edhe për Kosovën. Sot u inaugurua Presidenti i SHBA-së, Donalld Tramp. Ishte nder dhe kënaqësi e papërshkruar dot, të isha me ftesë në inaugurim nga Familja Tramp. Inshallah do Zoti dhe qytetarët e Kosovës, që Kosova ta ketë fatin pas 9 shkurt 2025, të thellohet bashkëpunimi me administratën e re amerikane nën udhëheqjen e Trampit. SHBA është vëllai i madh i Kosovës, garantuesi i pavarësisë, integritetit, sovranitetit dhe të ardhmes së Kosovës”, thuhet në postimin e tij.