Kandidatet për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan mbajtën një takim me gratë e qytetit në Shkollën e Muzikës – “Salla Koncertale”.
Në këtë tubim morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Kryetarja e GVV-së së qendrës tonë, Arijeta Rexhepi.
Takimi mblodhi një numër të madh pjesëmarrësesh që u informuan rreth planeve dhe angazhimeve të Lëvizjes për të fuqizuar gratë në Kosovë.