Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se sa herë që lagjja Qendra e qytetit në Gjilan është ngritur në këmbë, fitorja për LDK-në ka qenë e sigurt.
Ai e vlerësoi mbështetjen masive të qytetarëve si një manifestim të fuqishëm politik që rikonfirmon fitoren e madhe më 9 shkurt, duke u përqendruar në liderin e ardhshëm, Lumir Abdixhikun.
Haziri e ka vlerësuar mbështetjen e paparë të qytetarëve të Gjilanit si një nxitje për të vazhduar me projekte zhvillimore, ndër to edhe rizhvillimin e Qendrës së qytetit.
Statusi i plotë:
Sa herë që lagjja ubane Qendra e Qytetit u çu në këmbë, fitorja LDK-në në Gjilan ka qenë plebishitare.
Ky masivitet i sontëm në formë manifestimi politik, e rikonfirmoi fitoren e madhe më 9 shkurt, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje.
Me besim në Zot, shtet e familje, dashnia po e shpëton Gjilanin, Anamoravën dhe tanë Kosovën.
Mbështetja e paparë e Qendrës s Gjilanit ndaj nesh, na bënë shumë më të përgjegjshëm në punë dhe gardian të projekteve zhvillimore të Gjilanit, siç është edhe rizhvillimi i qendrës së qytetit.
Ju falënderojmë deri në përulje. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!!