Ndeshja e kthimit ndërmjet Islandës dhe Kosovës, në kuadër të Play-Offit për Ligën e Kombeve, do të zhvillohet më 23 mars në Murcia të Spanjës nga ora 18:00.
Konfirmimi vjen nga UEFA-ja që në faqen zyrtare e ka bërë të ditur vendin e ndeshjes së kthimit.
Për shkak të renovimeve në stadiumin kryesor të kombëtares së Islandës, ndeshja me Kosovën nuk mund të luhet aty.
Kujtojmë që ndeshja e parë do të zhvillohet më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.