Flamur Ballazhi një kosovar që punon në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe është krah i Richard Grenell, po bën thirrje që të votohet kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili.
Ballazhi ka thënë se Xhelili është një njeri me vlera të larta kombëtare dhe se e meriton të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Selver Xhelili në këto zgjedhje garon me numrin 83 nga lista e PDK-së që mban numrin 131.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,🇦🇱🇽🇰
Mbështetni të gjithë Selver Xhelilin nga radhët e PDK 131 me numër 83.
Unë bashkë me Selverin pranuam ftesën nga Kongresmenja amerikane Jan Schakowsky dhe udhëtuam në Washington D.C për Inaugurimin e Presidentit të 45 dhe 47 të Amerikës Donald J.Trump🇺🇸
Takuam tashmë emisarin e Presidentit Trump për Misione të Posaçme në mbarë botën dhe ballkanin z.Richard Grenell. Takuam edhe shumë zyrtarë të lartë shtetëror dhe zyrtarë të Kongresit amerikan.
Selverin pata mundesinë të takoj për herë të parë dhe konstatova se është njeri me vlera të larta kombëtare, q që meriton të jetë Deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës drejt një të ardhmje më të mirë për Kosovën, një afarist i sukseshëm që mund të krijon diçka të madhe për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik drejt investimeve me miqt tanë amerikan, por njëkohësisht është edhe një mik i madh i Amerikës dhe Presidentit Donald Trump.
Selveri kishte rastin të takohet edhe me djalin e Presidentit Erick Trump në New York.
Amerika është e interesuar të investon miliarda dollarë në Ballkan, pikërisht edhe në Kosovë me ardhjen e Pushtetit pro-amerikan pas 9 Shkurtit.