Sot ka filluar sezoni pranveror i Superligës së Kosovës, me zhvillimin e xhiros së 19-të.
Drita ishte nikoqire e Malishevës, të cilën e mposhti me rezultat 2-0.
Të dy golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit i shënoi mbrojtësi Besnik Krasniqi.
Me këtë fitore, Drita arrin në 43 pikë dhe ruan pozitën e parë në tabelë.