Komisioni për Administrim të Prokurorive, i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarja Laura Pula, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, administratorët e prokurorive të vendit dhe stafi administrativ i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në këtë takim është diskutuar për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë, me ç’rast është vendosur që të formohet një grup punues, i cili do të paraqesë rekomandimet për avancimin e sistemeve përkatëse të të dhënave, me qëllim që tërë komunikimi të bëhet në formë elektronike nga Prokuroria dhe anasjelltas.
Po ashtu, ky grup punues do të përgatisë edhe një draftudhëzues për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet këtyre dy institucioneve.