Këtë javë do të luhen ndeshjet e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës.
Në Gjilan, ndeshja mes SC Gjilani dhe Feronikeli’74 do të zhvillohet pas shortit të hedhur nga FFK-ja. Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Ersen Janovali, ndërsa asistentët e tij janë Granit Hyseni dhe Hekuran Osmani.
Ndrshja do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00 dhe do të luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.