Në nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, sonte në Prekaz mbahet “Nata e Zjarreve”.
“Nata e Zjarreve” është traditë e cila simbolizon sakrificën, guximin dhe flakën e lirisë, duke kujtuar kështu Epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.