Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Hodanc të Ranillugut, ku mbetën të vdekura dy vajza.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima e tretë, është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit, e cila ka lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.