Lajm i shkëlqyer për tifozët bardhekaltër: mesfushori Ilir Mustafa është rikthyer në stërvitje të plota me skuadrën, pas një mungese të gjatë për shkak të një lëndimi serioz që e mbajti larg fushave thuajse gjithë sezonin.
Një nga mesfushorët më të spikatur të Dritës, Mustafa po kthehet me hapa të sigurt drejt formës së tij më të mirë dhe pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet vendimtare në fundin e kampionatit, si dhe për sfidat evropiane që e presin klubin.
Por lajmet e mira nuk ndalen këtu – edhe mbrojtësi Gomda është rikthyer pas rikuperimit, duke forcuar dukshëm repartet e mesfushës dhe mbrojtjes. Me këto dy rikthime të rëndësishme, trajneri Zekrija Ramadani fiton dy armë të reja në fazën më vendimtare të sezonit.
Drita është tani më e plotë, më e motivuar dhe e gatshme të luftojë për çdo objektiv deri në fund./Radio Star/