Në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës, Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Llapit me rezultat 2-3. Ndonëse skuadra gjilanase e nisi më mirë takimin duke kaluar e para në epërsi, mysafirët nga Podujeva arritën të përmbysin rezultatin dhe të marrin tri pikë.
Me këtë disfatë, Gjilani zbret në vendin e pestë të renditjes tabelare me 38 pikë, duke vështirësuar pozitat e veta në garën për zonën e Evropës.