Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nesër, e hënë (21 prill 2025), rruga “Adem Jashari” – në segmentin nga Semaforat deri te Xhamia e Medresës – do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 05:00 deri në ora 16:00.
Sipas Hysenit, bllokimi bëhet me qëllim të përfundimit të shtresës së dytë dhe finale të asfaltimit të kësaj rruge, si pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet.
Kryetari Hyseni u bën thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë mirëkuptim për punimet që po zhvillohen.
“Falë angazhimit dhe përkushtimit tonë për një infrastrukturë moderne dhe funksionale, këto ndërhyrje janë të domosdoshme për të garantuar siguri dhe lehtësi në qarkullim për të gjithë,” ka theksuar Hyseni.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!