Në përfundim të mandatit të tij si Kryetar i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni priti Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të vendosur gurëthemelin e Kompleksit të Banimit të Përballueshëm Social.
Ky veprim vjen pas një mandati ku pritjet e qytetarëve kanë qenë dukshëm më të larta se rezultatet e arritura.
Shumë banorë të Gjilanit e shohin këtë vizitë dhe investim të vonuar si një përpjekje për të lënë gjurmë në fund të qeverisjes lokale dhe qendrore. Ndërkohë, qytetarët nuk kanë hezituar të shprehin zhgënjimin për mungesën e veprimeve konkrete dhe për një qasje që shpesh është perceptuar si justifikuese, më shumë se sa zgjidhëse.
Për shumëkënd, ky gurthemel në fund të mandatit shihet më tepër si një gjest simbolik politik, sesa si dëshmi e një angazhimi të vazhdueshëm për zhvillimin e Gjilanit.