Ndeshja mes Gjilanit dhe Malishevës, e vlefshme për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës, është ndërprerë për disa minuta pas një incidenti të rëndë në fushën e lojës.
Sulmuesi i Gjilanit, Oltion Bilalli, ka pësuar një lëndim serioz pasi u godit aksidentalisht nga portieri i Malishevës, Ilir Avdyli. Pas përplasjes, Bilalli ra në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar panik në mesin e lojtarëve dhe stafit teknik.
Ekipi mjekësor reagoi menjëherë dhe i ofroi ndihmën e parë në fushë, ndërsa lojtari më pas u dërgua me urgjencë në spital për trajtim të mëtejshëm. Për momentin, nuk ka informacione të sakta mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Radio Star do të vazhdojë të përcjellë nga afër situatën dhe t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.