Mirlind Daku ka reaguar pas lajmit për gjendjen e rënduar shëndetësore të Oltion Bilallit, duke i dhënë mbështetje të madhe publikisht.
Përmes një statusi në Facebook, ai shkroi: “Forca Olti, jemi me ty. Largoni ato fusha se i tmerruat lojtarët e familjarët e tyne.”
Një mesazh që shpreh jo vetëm shqetësimin për shëndetin e lojtarit, por edhe një thirrje të fortë për institucionet që menaxhojnë kushtet e fushave në vend.