FIFA ka ngritur procedurë disiplinore për Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën dhe mund të dënojë lojtarët për festimin e tyre pas golave të shënuar kundër Serbisë.
Sikurse Xhaka ashtu edhe Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar ndaj kombëtares së Serbisë, ndeshje të cilët Zvicra e fitoi me rezultatin 2-1, shkruan GazetaBlic
Ky festim është marrë si provokim nga tifozët serb dhe tashmë FIFA ka hapur procedurë disiplinore për dy lojtarët shqiptarë.
Fati i Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës pritet të vendoset nga FIFA para ditës së mërkurë. Ndeshja e fundit e Zvicrës në grupet e Kupës së Botës zhvillohet të mërkurën ndaj Kosta Rikës me fillim nga ora 20:00, andaj vendimi do të merret pa filluar ky takim.
Në rast se FIFA i merr si provokim gjestet e lojtarëve shqiptarë, atëherë Xhaka dhe Shaqiri do të dënohen me dy ndeshje mos lojë dhe 5 mijë dollarë.