Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nisur punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc, një segment rrugor me rëndësi të veçantë për lidhjen ndërkomunale dhe qarkullimin e sigurt të qytetarëve.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur:
“Kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc. Vlera e kontratës kap shumën mbi 4.1 milion euro, ndërsa rruga që do të përfshihet në projekt ka një gjatësi prej 27.8 kilometrash. Do të kryhet rehabilitim i plotë, përfshirë edhe sanimin e rrëshqitjes afër liqenit të Badocit, që prej kohësh ka paraqitur rrezik për qarkullimin. Në disa pjesë do të bëhet edhe zgjerimi i rrugës me një korsi shtesë, për të përmirësuar rrjedhshmërinë e lëvizjes.”
Ky projekt është pjesë e angazhimit të qeverisë për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe për të ofruar kushte më të mira të lëvizjes për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin.