Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, zyrtarë nga qeveria, deputetë nga kuvendi dhe drejtorë e zyrtarë komunal, ishin në fillimin e punimeve në stadiumin e qytetit tonë – një projekt që më në fund po bëhet realitet.
“Ky është një lajm fantastik për dy klubet e qytetit SC Gjilani dhe FC Drita, për tifozeritë legjendare Intelektualët dhe Skifterat, por edhe për gjithë qytetin tonë që e ka pritur gjatë këtë ditë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se Stadiumi i Gjilanit po bëhet dhe tani nuk ka më kthim pas.
“Për sportin, për qytetin, për krenarinë tonë”, tha kryetari Hyseni.