Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë renovimi i fasadës së objektit ikonik “Soliteri”, një prej ndërtesave më të njohura dhe më identifikuese të qytetit. Kjo nismë është pjesë e projektit për transformimin estetik dhe funksional të ndërtesave të vjetra në Gjilan.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Hyseni ka shkruar:
“Së shpejti… Fasadë e re – për ndërtesat e vjetra të qytetit.🏗️ Për Gjilanin që duam!”
Renovimi do të përfshijë jo vetëm “Soliterin”, por edhe banesat e tjera trekatëshe në zonën përreth, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës për banorët dhe përmirësimin e pamjes urbane të qytetit.
Ky projekt është pjesë e një agjende më të gjerë të rikualifikimit urban dhe modernizimit të infrastrukturës, që përfshin ndriçimin publik, hapësirat e përbashkëta, dhe efikasitetin energjetik të ndërtesave ekzistuese.
Për Gjilanin që duam – punët po flasin.