Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka uruar ekipin e Dritës për fitoren 2 me 0 ndaj ekipit nga Gjibraltari, Santa Coloma, në kualifikimet për Champions League.
“Drita e Gjilanit sapo ka hyrë në histori të futbollit kosovar. Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ekipi i futbollit “Drita” nga Gjilani arriti fitoren e parë pas golave në vazhdime të Xhevdet Shabanit dhe Fidan Gërbeshit.
Pacolli: Drita ka hyrë në histori të futbollit kosovar
Ndani këtë artikull