Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina kanë pritur në takim z.Hamit Pireva i cili është Kryetar i Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” në Kamenicë, këshilltarin nga CNVP z.Hajrush Kurtaj dhe z.Ibrahim Muja që është Koordinator i Asociacionit Kombëtar të Pyjeve të Kosovës.
Në këtë takim është nënshkruar memorandumi mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” për realizimin e aktiviteteve të pyllëzimit në zona të përcaktuara nga Komuna e Kamenicës.
Ky bashkëpunim vjen si rrjedhojë e përpjekjeve për mbrojtjen e mjedisit, rehabilitimin e tokave pyjore dhe përfshirjen aktive të komunitetit lokal në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.