Njësite sektoriale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në kuadër të projektit “Parandalimi i zjarreve të hapura në natyrë, në fusha dhe male” ka realizojnë një aktivitet – fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve në natyrë.
Gjatë këtij aktiviteti janë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe qytetarë të zonave të ndryshme, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për pasojat që shkaktojnë zjarret në mjedis, rrezikun ndaj jetës dhe pronës, si dhe pasojat ligjore për shkaktarët e tyre.
Po ashtu, në kuadër të fushatës janë shpërndarë broshura informuese me këshilla praktike dhe masa parandaluese, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar dhe të angazhohen aktivisht në ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga zjarret.
Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe të kontribuojnë në parandalimin.
Për çdo rast të zjarrit apo dyshim për veprimtari të paligjshme në këtë drejtim, ftojmë qytetarët të raportojnë menjëherë në numrat emergjentë 192 ose 112, në mënyrë që të reagojmë me kohë dhe të parandalojmë pasojat.