Në seancën e datës 28.06.2018 në Kuvendin Komunal të Gjilanit, e ngrita shqetësimin që kanë 12 punëtorët e larguar nga vendi i tyre punës nga Ndërmarrja Publike Lokale “TREGU” në Komunën tonë, pjesë e së cilës kanë qenë në marrëdhënie pune që nga qershori i vitit 2017.
Po të njëjtit punëtorë edhe më herët ishin larguar edhe nga kompania tjetër publike private “Ecohigjiena” pasi që kompania “Tregu” në atë kohë kishte qenë pjesë e kësaj kompanie.
Arsyen e largimit të puntorëve, Nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Arber Ismajli, për një gazetë ditore e jep në këtë formë: Këta punëtorë nuk janë më pjesë e kompanisë “Tregu” për arsye se kontratat e tyre kanë qenë kontrata mbi vepër dhe vazhdimi i tyre ka qenë në kundërshtim me procedurat ligjore.
Mirëpo, një dokument i lëshuar nga zyra e kryetarit të datës 19 prill 2017, e demanton z. Ismajli, ku ndër të tjera në paragrafin e fundit thuhet kështu:
Ne ju falënderojmë për bashkpunimin e deritanishëm dhe kërkojmë që përfaqësusesit e NPL “Tregu” dhe përfaqësues nga “Eco- Higjiena” në një takim të përbashkët të diskutojnë në lidhje me puntorët të cilët kanë qenë në kuadër të Eco Higjienës të bartën të NPL “Tregu”.
Gjithashtu, të bëhet prerja e inkasimeve nga themelimi i ndërmarrjes sipas vendimit të Qeverisë.
Ky dokument e dëshmon se duhet të bëhet risistemim i këtyre puntorëve pa pasur nevojë të hapet konkurs për ta.
Shih. Dokumentin.
Mirëpo, ndodhi edhe ajo që nuk e prisnin asnjëher puntorët, e ky është Konkursi për plotësimin e vendit të punës i shpallur nga NPL “Tregu”, të datës 05.06.2018, për 8 (tetë) pozita, nga 12 sa ishin sosh, qe do të thotë se katër pozita mungojn në këtë konkurs. E ajo që e bënë të duket qesharake por në të njëjten kohe edhe diskriminuese janë kushtet për punësim me të njejtën strukturë kualifikuese : shkollim i mesëm, të ndryshme nga titulli i pozitës.
Shih. Konkursin
1.Titulli i pozitës: Zyrtar /e i /Mbikqyres 1(një)
Kushtet për punësim: Të ketë të kryer shkollimin e mesëm
2.Titulli i pozitës: Pastrues 4(katër)
Kushtet për punësim: Të ketë të kryer shkollimin e mesëm
3.Titulli i pozitës: Inkasant 3(tre )
Kushtet për punësim: Të ketë të kryer shkollimin e mesëm
Shpallja e konkursit le me nënkuptu se për këto pozita të lira po përgatiten për militantët e partisë në pushtet, përkatësisht të LDK-së, sic është edhe vetë NPL “TREGU” i politizuar me këta emra:
LDK – Avdyl Jerliu mban dy pozita njëkohësisht–
1. Ud. Kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU
2. Kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarit tek Stacioni i Autubusëve
LDK – Mejdi Ahmeti – Menaxher – dhëndër i ish Kryetarit të Kamenicës z. Shaip Surdulli
LDK – Driton Nuhiu – Kryesuesi i Komisionit Komunal të Aksionarit
Bordi i drejtorëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” ka këtë përbërje:
LDK – Betim Latifi – Kryesues i Bordit te Drejtorëve
LDK – Shemsedin Elezi – Anëtar i bordit
LDK – Armir Bejtullahu – Anëtar i bordit
AAK – Hamid Azemi – Anëtar i bordit
Kandidati, Armir Bejtullahu – është përzgjedhur si anëtar i bordit të drejtorëve për NPL ,, TREGU “ Sh.A, Gjilan në bazë të konkursit të shpallur më datë: 10.04.2018 dhe mbarimit të tij më:01.05.2018, në vend të Shemsedin Elezit , ku lëshoj këtë pozitë pasi që kishte fituar ulse në Kuvendin Komunal të Gjilanit po ashtu në radhët e LDK –së.
Shih foton 3 (tre) anwtar tw NPL TREGU
Nga bisedat që kemi pasur me punëtorët e larguar nga puna, ka bërë që performanca e mirë e treguar në inkasimin e mjeteve, është edhe një arsye shtesë e largimit nga puna.
Sepse me këtë kemi arritë me ndalu edhe hajnin. Këtë më së miri e tregojnë raportet financiare që nga periudha kur na jemi, inkasimi në Treg u rrit për 70%. Më heret ka qene nje mesatare prej 4-5 mije euro mujore, ndërsa tani mesatarja është 7 mije euro. Dhe ne i kemi dyshimet se për shkak të kësaj ne jemi largur sepse nuk i kemi lejuar me vjedhur shkurt e shqip deklarohen puntorët e larguar nga puna.
Sipas puntorëve të tregut, mënjeher pas rimarrjes së pozitës së Ud. Kryeshefit ekzekutiv Avdyl Jerliu, ka marr aksion edhe i ka shit krejt hekurishten në treg, mbulojen që ka qenë për Bylmet dhe gjysmën e rrethojes së tregut, pa asnje procedurë ligjore, e që realisht është dashur me u formu dhe pyet komisioni dhe në fund me u marrë vendimi.
Shih, fotografitë
Shqëtësim tjetër i puntorëve është edhe marrja e një pjese të tregut nga një ndërtues, e që nuk ka ofruar zgjidhje për nevojat fiziologjike që kanë puntorët por i ka lënë pa Tualet, dhe për këtë çështje eshte protestuar nga ana jonë.
Për fund, Unë si Këshilltar Komunal nga LVV, kërkoj nga NPL TREGU dhe komuna që të anulojnë këtë konkurs, të kthehen në vendin e tyre të punës, sepse këtyre puntorëve u është premtuar vazhdimisht se do të bëhet zgjidhje për ta, janë punëtorë që punojn me vite të tëra si shërbyes publik të kësaj komune, dhe këto detaje teknike arrihen me u tejkalu nëse ka vullnet komuna.