SC Gjilani ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me dy lojtarë të skuadrës së parë.
Me marrëveshje të ndërsjellë, janë ndërprerë kontratat me futbollistët Kushtrim Shabani dhe Arago Jamal.
Klubi i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë dhe ju dëshiron suksese në vazhdim të karrierës së tyre.
Komunikata e plotë:
📮 𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢!
Me mirënjohje të thellë dëshirojmë të falënderojmë Kushtrim Shabanin dhe Arago Jamal për kontributin e tyre të çmuar dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit.
Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional dhe personal, duke e lënë gjithmonë derën e hapur për të ardhmen.