Sot, në Gjilan, familjarë, miq e qytetarë do t’u japin lamtumirën e fundit Selami dhe Edmond Hasanit, babë e bir që humbën jetën tragjikisht nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në qytet.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 16:40, me kohën e Ikindisë.
Ngjarja tragjike ka tronditur gjithë komunitetin e Gjilanit, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe shumë pikëpyetje.