APEL PËR NDIHMË
Komuna e Kamenicës informon opinionin publik se Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Greta Kryeziu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo po trajtohet në spitalin “Cistina” në Shkup, ku gjendja e saj është në rrezik për jetë.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për transplant të mëlçisë, dhe trajtimi i saj është i urgjent dhe i domosdoshëm vetëm jashtë vendit me një kosto të lartë financiare, rreth 100 mijë euro.
Duke qenë se kjo shumë është e papërballueshme për familjen e saj dhe institucionin tonë, bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, bizneseve dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen, që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Gretës t’i mundësohet trajtimi i menjëhershëm mjekësor.
Të dhënat për donacion:
Beneficiary name: Fahrije Kryeziu
Account No.: XK051702003012234187
Bank name: NLB Banka sh.a.
Bank address: Ukshin Hoti nr 124, Prishtinë, Kosovë
Swift Code: NLPRXKPR
Adresa: Fshati Rogacice, pn Kamenicë