Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët që afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, të ndodhura nga data 20.07.2026 e në vazhdim, përfundon më 07.08.2026 (e premte), në ora 16:00.
Pas këtij afati nuk do të pranohen kërkesa të reja për vlerësimin e dëmeve.
Ftohen të gjithë qytetarët që ende nuk e kanë dorëzuar kërkesën e tyre, ta bëjnë këtë brenda afatit të lartcekur në Zyrën për Shërbime me Qytetarë.

