Drita ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Differdange, duke triumfuar me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e kthimit, skuadra e Zekirija Ramadanit do të udhëtojë në Luksemburg, ku kërkon të vulosë kualifikimin në Conference League.
Golat për gjilanasit i shënuan Albert Dabiqaj dhe Besnik Krasniqi, duke e afruar ekipin vetëm një hap nga faza e ardhshme.