Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.09.2025 – 18.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë (1775) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e një (21) ngasës.
• Janë tërhequr nga komunikacioni pesë (5) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
• Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 21 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj.