Teatri i Qytetit në Gjilan ka njoftuar anulimin e shfaqjes “Jam unë Ajo”, e planifikuar për sonte, në shenjë respekti dhe zie për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Enver Petrovci.
Komunikata e plotë:
Njoftim
Të dashur miq të teatrit,
Në nderim të figurës së madhe të artit dhe kulturës shqiptare, aktorit Enver Petrovci, Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e planifikuar për sonte, “Jam unë Ajo”.
Ky vendim është shenjë respekti dhe dhimbjeje për humbjen e një personaliteti që la gjurmë të pashlyeshme në skenën dhe jetën tonë kulturore.
Teatri i Gjilanit bashkëndan dhimbjen me familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik.