Klubi i futbollit FC Drita ka bërë të ditur se operimi i lojtarit Veton Tusha është kryer me sukses. Sipas njoftimit të klubit, ndërhyrja kirurgjikale është realizuar për shkak të një frakture të harkut të ashtit zigomatik (arcus zygomaticus) dhe frakture të murit të poshtëm të orbitës.
Nga klubi gjilanas janë shprehur mirënjohës për stafin mjekësor të QKUK-së, si dhe për mjekun Milot Ademaj, për punën profesionale dhe kujdesin e treguar gjatë operimit.
“Jemi shumë të lumtur të ju njoftojmë se operimi u krye me sukses për Veton Tushën. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.