FC Drita sot ka pranuar edhe zyrtarisht trofeun e pestë si kampion i Kosovës për sezonin 2025/26.
Pas derbit lokal ndaj Gjilanit, që përfundoi me fitoren e vendasve 0:2, është mbajtur ceremonia zyrtare e ndarjes së trofeut, ku futbollistët dhe stafi i klubit pranuan medaljet kampione.
Festimet vazhdojnë nga ora 21:00 para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku është organizuar një festë e madhe bashkë me tifozët për të shënuar titullin e pestë kampion të Dritës.

