Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se në dhjetë ditët e ardhshme do të prezantohen planet zhvillimore për katër vitet e mandatit të dytë qeverisës.
Ai theksoi se mandati i ri, që pritet të fillojë pas datës 9 nëntor, do të jetë mandati i punëve të mëdha dhe i projekteve që do të sjellin transformime të rëndësishme për qytetin e Gjilanit.
Sipas Hysenit, vizioni për periudhën e re qeverisëse bazohet në tri shtylla kryesore të zhvillimit:
🏙️ Qytet i zhvilluar,
🤝🏻 Komunë për të gjithë,
🌆 Për Gjilanin e të ardhmes.
“Bashkë me ju, drejt fitores dhe transformimit të madh që na pret,” ka theksuar Hyseni, duke theksuar përkushtimin për të vazhduar projektet e nisura dhe për të sjellë ide të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.
Kjo nismë shënon fillimin e një faze të re për Komunën e Gjilanit, me fokus në zhvillimin urban, mirëqenien sociale dhe ndërtimin e një qyteti modern e gjithëpërfshirës.









